top of page

BOLV XPRESS – TRANSFORMOJMË STACIONET E KARBURANTIT NË HAPËSIRA RELAKSI DHE SHËRBIMI

  • Writer: Bolv Group
    Bolv Group
  • Apr 2
  • 2 min read

Updated: Apr 14



BOLV po sjell një standard të ri në industrinë e karburanteve në Shqipëri. Të shtunën, me një ceremoni të veçantë, hapëm BOLV XPRESS në Dukat, Vlorë, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për të krijuar stacione shërbimi që ofrojnë më shumë sesa furnizim me karburant – një përvojë të plotë për çdo udhëtar.


Një Eksperiencë e Re Në Udhëtim

Me konceptin BOLV XPRESS, stacionet tona nuk janë më thjesht pika karburanti, por hapesira moderne ku udhëtarët mund të ndalojnë, të relaksohen dhe të shijojnë shërbime cilësore.


Në Dukat klientët tanë tani mund të:


Shijojnë një kafe të freskët në ambientet tona të këndshme

🛍 Furnizohen me produkte cilësore në marketin tonë të pajisur

🏨 Pushoni dhe relaksoheni në hotelin tonë komod, për një udhëtim më të qetë


Gjatë ceremonisë së hapjes, qindra klientë përfituan nga oferta jonë speciale me kuponë 300 Lekë, duke përjetuar nga afër vizionin tonë për një standard të ri në industrinë e karburanteve.


Atmosfera festive, mikpritja e stafit dhe shërbimet e reja u pritën me entuziazëm nga të gjithë të pranishmit.


BOLV – LIDERI I SHËRBIMEVE NË INDUSTRINË E KARBURANTEVE


Ne në BOLV besojmë se kujdesi për klientin është ana jonë më e fortë. Për këtë arsye, po krijojmë një rrjet stacionesh të cilat nuk janë vetëm pika furnizimi, por hapësira të vërteta shërbimi dhe relaksi, të ndërtuara me cilësi, komoditet dhe teknologji moderne.


Me BOLV XPRESS, ne po ndryshojmë mënyrën se si shqiptarët e përjetojnë udhëtimin. Vizioni ynë është i qartë: të jemi stacioni i parë ku çdo shofer zgjedh të ndalojë, jo vetëm për karburant, por për një përvojë të plotë shërbimi.


📍 BOLV XPRESS tashmë është realitet në Dukatë – dhe shumë shpejt, në gjithë Shqipërinë!



 
 
bottom of page