BOLV HEDH NJË HAP TJETËR – STACION I RI NË QAFË PLLOÇË, POGRADEC!
- Bolv Group
- Apr 14
- 2 min read

BOLV po vazhdon me ritëm të lartë zgjerimin e rrjetit në gjithë Shqipërinë. Hapi i radhës ishte hapja e stacionit më të ri më 11 prill 2025, në Qafë Plloçë, Pogradec – një pikë strategjike në një nga rrugët më të frekuentuara të Shqipërisë juglindore.
Pikë e re, cilësi e njëjtë: BOLV.
Çdo hapje e re është një premtim për cilësi të padiskutueshme dhe përkushtim ndaj çdo klienti. Stacioni i ri është ndërtuar mbi standardet më të avancuara të teknologjisë dhe sigurisë, me dizajn modern dhe hapësirë të organizuar për një furnizim të shpejtë dhe komod. Pastërtia është fjala e parë që të kujtohet sapo e viziton këtë stacion, duke u përshtatur më së miri me cilësitë e banorëve të zonës
OFERTË SPECIALE PËR DITËN E HAPJES!
Me rastin e kësaj dite të veçantë, të gjithë klientët që furnizoheshin me mbi 3000 lek karburant, përfitonin 5 litra FALAS! Një dhuratë e vogël për të festuar një arritje të madhe – dhe një mënyrë për t’i thënë mirësevini çdo klienti të ri.
Pse në Qafë Plloçë?
Sepse BOLV zgjedh me kujdes çdo vendndodhje. Ky stacion i ri është porta për udhëtarët që vijnë nga Pogradeci drejt Korçës, ose anasjelltas – një pikë strategjike që ofron shërbim të shpejtë, karburant me cilësi të lartë dhe besueshmëri absolute.
Më shumë sesa karburant
Edhe pse në këtë pikë nuk janë të përfshira ende shërbimet shtesë si marketi apo kafeteria, përvoja mbetet e pakrahasueshme falë infrastrukturës së pastër, stafit të trajnuar dhe performancës së karburantit BOLV.
Vizioni i BOLV vazhdon
Me çdo stacion të ri, BOLV konfirmon angazhimin për të qenë lider në tregun shqiptar të karburanteve. Vizioni ynë është i qartë: rritje jo vetëm me numra, por rritje me cilësi, . Dhe Qafë Plloça është një dëshmi tjetër e këtij angazhimi.
BOLV – ENERGJI QË TË ÇON LARG!